Pse i duhet Shqipërisë Reforma në Drejtësi? Ambasada e SHBA risjell videot

Ambasada Amerikane ka bërë një tjetër postim në “Facebook”, në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Sot, ambasada ka shpjeguar mënyrën se si ajo funksionon dhe ndikimin që do të ketë në jetën e qytetarëve, duke bërë një përmbledhje të videove të kaluara .

“Çfarë është Reforma në Drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH. dhe BKH: https://bit.ly/2PkUB9y#CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit”, shkruan ambasada.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT