Raporti i AKM: Ja plazhet më të ndotura në Shqipëri

Sipas një raporti të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, tre nga plazhet më të ndotura në vend janë në Vlorë.
Në raport theksohet se një prej faktorëve kryesorë të ndotjes së ujërave bregdetarë janë shkarkimet urbanë të patrajtuar. Ndërsa një tjetër faktor që ndikon në ndotjen e plazheve janë veprimtaritë johigjenike të vetë frekuentuesve.
Sipas raportit, plazhet më të ndotura janë:
1- Plazhi Zhiron (Kështjella) në Vlorë
2- Pas Kanalit (Plepa) në Durrës
3- Përballë Shkollës së Marinës, në Vlorë
4- Plazhi Vjetër, Kampi Pionieri/ Kabinat, në Vlorë