‘Rastësia’/ Një javë para fluturimeve, ‘Air Albania’ fiton terren, ‘Adria Airways’ anulon fluturimet

Shqipëri– Kompania e re shqiptare e fluturimit “Air Albania”, tashmë e promovuar shumë edhe nga kryeministri Edi Rama, do të nisë flurimet shumë shpejt, një javë më vonë. Vetë Rama ka deklaruar se fluturimet nisin në fillim të vjeshtës.
Por çfarë po ndodh në tregun e kompanive të fluturimit?
Kompania e fluturimeve “Adria Airways” ndodhet në vështirësi financiare. Pak ditë para se “Air Albania” të nisë fluturimet dhe tashmë kanë filluar pronontimet me këtë kompani, Adria Airways” anulon udhëtimet e dy ditëve, 24 dhe 25 shtatorit.
Thua që gjendja e “Adria Airways” të jetë një rastësi apo hyrja në treg e “Air Albania ka bllokuar kompanitë e tjera? Theksojmë se kompania në njoftimin e saj jep dhe udhëzimet për pasagjerët që parashikonin të fluturonin me këtë kompani, t’u drejtohen kompanive të tjera. Një mundësi e mirë kjo për “Air Albania” pasi po futet në treg me low cost. Mesa duket konkurrenca në treg po ndihet. Promovimi dhe reklama e shumtë për “Air Albania” ndoshta jep rezultatet e veta.