Redi Jupi: Himni nuk ishte gabim teknik, Franca ka simpati ndaj serbisë, është politike

Redi Jupi, njohës i mirë i ekipit kombëtar dhe pjesë e tyre si lojtar e trajner, mendon se ajo që ka ndodhur në Paris nuk ishte aspak rastësi. Në Procesi Sportiv, ai deklaroi se kjo kishe lidhje me çështje jashtë fushës së gjelbër.
“Është një gjë shumë e rëndë se edhe në momentet më të vështira të institucionit nuk kemi arritur deri këtu. Nuk ishte gabim teknik, apo mosfunksionim aparaturave, e ti kërkosh falje një shteti tjetër, nuk është e rastësisht. Jo në aspektin sportiv se Franca nuk ka nevojë të na intimidojë neve me këto lloj kulisash, por janë gjërat më të thella se kaq.
Franca ka disa simpati të tjera që nuk janë edhe aq… por të mos futemi aty se nuk dalim më. Nuk ishte e rastësishme se është ndeshja që është luajtur shumë herë, kemi shkuar e ardhur atje, institucionet njihen, lojtarët e stafet. Ata kanë të njëjtin stadium e staf të specializuara për ndeshjet. Ai kërkimi i faljes për Armeninë ishte…”, komentoi Jupi.