Reja me superlativa: Shqipëria s’ka luajtur kurrë kaq mirë
Tekniku italian i Shqipërisë, Eddy Reja ka folur ekskluzivisht për faqen “Tuttomercatoueb”, duke prekur disa tema mbi përfaqësuen kuqezi, teksa ka komentuar edhe ecurinë e disa lojtarëve shqiptarë që luajnë në Serinë A.
Fillimisht ka pranuar se Elseid Hysaj nuk e po e ndjen faktin që s’aktivizohet me Napolin.
“Shënoi vërtet një gol të bukur ndaj Islandës. Por dua të zbuloj edhe se në Kombëtare po luan në një pozicion të ri në mesfushë. Dhe di të them se po e tregon se është tepër i zoti, edhe në atë rol”, rrëfeu së pari Reja.
Nuk mund kalojë pa u vënë re as progresi i Gjimshitit, sidomos në paraqitjet në kampionat me Atalantën, pasi debutimi në Champions League ishte plotësisht për t’u harruar.
“Beratin kam pasur mundësinë ta stërvis edhe disa vite më parë kur isha te Atalana. Por tani është më i pjekur dhe po bën paraqitje më shumë se të mira. Gjithmonë është një nga më të dalluarit e skuadrës së tij”, deklaroi trajneri, për mbrojtësin qendror.