Ruki Kondaj: Jam e bindur që çdo shqiptar do të dëshironte të kthehej një ditë

Ruki Kondaj është e vendosur në Kanada që prej vitit 2000.
Me titullin doktore në farmaceutikë, ajo është një nga këshilltaret e ministrisë kanadeze të shëndetësisë. Nëpërmjet shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze ajo ka bërë një punë të madhe për promovimin e kulturës shqiptare në Kanada.
Nga Parlamenti Kanadez ajo është vlerësuar me medaljen më të lartë të shtetit kanadez, “Queen Diamond Jubille Award”, për persona me kontribute të veçanta në shoqërinë kanadeze.Djali i saj, Bes Kondaj, në vitin 2018 u kthye në hero në Kanada pasi iu afrua një personi të plagosur për t’i dhënë ndihmë, fill pasi ai ishte përplasur nga një atentator terrosit, që shkaktoi 10 viktima dhe plagosi mjaft të tjerë dje në metropolin Kanadez.
Për emisionin “Diaspora” Ruki Kondaj ka rrëfyer rrugëtimin e saj bashkë me familjen drejt Kanadasë.