Sezoni turistik rrit fluksin e transportit ajror

Sezoni turistik i këtij viti rriti më tej tregun e transportit ajror të pasagjerëve.

Sipas INSTAT, 2.2 milionë pasagjerë udhëtuan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në 8 mujorin e këtij viti shifër kjo 11.5% më e lartë krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar.

Vetëm për gushtin, nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit kaluan 425 mijë udhëtarë.

Shifrat e deritanishme tregojnë se tregu i transportit ajror po rritet për të tetin vit radhazi, ndërkohë që potencialet e rritjes së këtij tregu janë edhe më të mëdha.

Vënia në funksionim e aeroportit të Kukësit, ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe më pas investimet që parashikohen në ndërtimin e aeroporteve të vegjël turistik, pritet të zhvillojë më tej këtë treg.

Në aeroportin e Tiranës për tetë muajt e parë të këtij viti janë kryen mbi 19 mijë fluturime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT