Shqipëria tronditet nga tërmeti, lëkundje të forta në të gjithë vendin

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin tonë. Sipas raportimeve të para epiqendra ishte në Durrës, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes.
Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë.
Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fieri.
Një tërmet që u pasua nga një i dytë, tronditi të gjithë Shqipërinë dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë nga banesat e tyre apo kudo që ata janë ndodhur.
Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle, 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet afër Kepit Rodonit.
Ky eshte tërmeti më i forte ne 20-30 vitet e fundit.