Spektakli i Bares bën bujë dhe në Spanjë: Po vallëzonte ndaj Grizmanit dhe Lemar! (VIDEO)

Keidi Bare ishte padyshim futbollisti më i mirë i Shqipërisë në takimin e luajtur ndaj Francës. Në atë humbje me rezultatin 4-1, mesfushori shqiptar arriti që të bënte disi diferencën në fushën e lojës nga pjesa tjetër e skuadrës.
Momenti që do të mbahet mend dhe që është pasqyruar nga disa media në Spanjë, ishte minuta e 18 e takimit. Atje Bare do të vallëzonte me topin, ndërsa përballë tij kishte dy yje të futbollit botëror si Grizman dhe Lemar.
Lëvizje të shumta që do e trullosnin disi Grizmanin për të mos ndërhyrë, pastaj edhe futja e topit mes këmbëve të Lemar. Padyshim që Keidi Bare nuk mund të bënte më mirë në atë rast… /Sport Ekspres/
Keidi Bare acaba de hacer un caño a Thomas Lemar. En el juego entre #Francia vs. #Albania correspondiente a las Eliminatorias rumbo a la #Eurocopa2020 por la fecha 5 del Grupo H en el Stade?de France. #Francia va ganando 2 a 0.
pic.twitter.com/8YXCCpvfbq— ALEX PAREDES ?? (@Alex_ParedesPy) September 7, 2019