Studimi: Ëndrra gjermane e të rinjve shqiptarë, mbi 40% duan të largohen për atje

Sipas një studimi gjerman mbi potencialin e emigrimit në Europën Juglindore, vihet re një kontrast mes shteteve që nuk janë pjesë e familjes evropiane dhe atyre që janë anëtare të Bashkimit Europian.
Të rinjtë nga Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Sllovenia shfaqin më pak interes ndaj emigrimit.
E kundërta ndodh me vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos me Shqipërinë.
285 mijë persona planifikojnë të lënë Shqipërinë, nga ku mbi 40% e të rinjve shqiptarë shfaqin dëshirë për t’u larguar, më pas vjen Maqedonia e Veriut me 35%, Kosova me 1% më pak se ky i fundit.
Gjermania është shteti më i zgjedhur nga të rinjtë shqiptarë për të jetuar, 67 mijë prej tyre në bazë të të dhënave të anketës.
Më pas të rinjtë duan Anglinë dhe Italinë.
Emigracioni ka ndikuar edhe në braktisjen e shkollave. Ky vit i ri shkollor kishte rreth 27 mijë të regjistruar më pak se vitin e kaluar në sistemin parauniversitar.
