Të gjakosur e të shtrirë në tokë, dalin pamjet e frikshme nga masakra në Prishtinë, breshëri kallashnikovi ndaj 4 personave (Video)

KOSOVË– Janë publikuar pamjet e ngjarjes së frikshme që ndodhi pasditen e sotme në Prishtinë.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga mediat kosovare, një person, që tashmë është vënë në pranga ka qëlluar mbi 4 persona me kallshnikov.

Nga ngjarja e rëndë mbeti i vdekur një person dhe tre të tjerë u plagosën. Shkaku i kësaj masakre mësohet të jetë bërë një konlikt pronësie

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë fillimisht zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT