Tërmetet /Soreca: Mbështetja e BE, tashmë në Shqipëri

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka thënë se Europa solidarizohet me Shqipërinë pas tërmeteve që goditën vendin në fundjavë, duke shtuar se mbështetje e BE tashmë po arrin në Shqipëri.
Soreca shkruan: “BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja e BE tashmë po shkon në Shqipëri. Disa prej shteteve anëtare në BE po i bashkohen kësaj nisme për ndihma”.
Shtetet e para që kanë ofruar ndihmë për Shqipërisë janë Austria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia dhe Norvegjia, ndërsa BE do të vendosë gjithashtu një ekip të Mbrojtjes Civile nga disa ekspertë për të lehtësuar koordinimin e ndihmave në të ardhmen.
Shtetet e para që kanë ofruar ndihmë për Shqipërinë janë Austria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia dhe Norvegjia , ndërsa BE pohon se do të vendosë gjithashtu një ekip të Mbrojtjes Civile nga disa ekspertë për të lehtësuar koordinimin e ndihmave në të ardhmen.
Edhe komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides ka shprehur gatishmëri ndaj nevojave që ka Shqipëria në këtë situatë të vështirë.