Thaçi dhe Rama ia kthejnë Vucic: Diku në korridoret e OKB’së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi me kryemistrin e Shqipërisë Edi Rama, duke thumbuar presidentin serb, i cili më parë tha se Thaçi vërtitet nëpër koridore, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar takime të rëndësishme për Kosovën.

Ai gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratave të presidenti të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se do të takohej me presidentin e Kosovës por ai po sillet diku në korridoret e OKB-së. 

Me këtë rast Thaçi ka thumbuar Vuçiqin me një foto së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Diku nëpër korridoret e OKB-së”, ka shkruar Thaçi mbi foton.

Tutje i pari i shtetit ka shkruar:

“bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve.”/gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT