Tusk të martën në Tiranë për të mbështetur çeljen e negociatave

Teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim përfundimtar nga vendet europiane për hapjen ose jo të neogicatave për anëtarësim në tetor, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka konfirmuar se do të vizitojë javën e ardhshme vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zyrtari i lartë i BE-së pritet të vizitojë Tiranën të martën e 17 Shtatorit, ku pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit.
Pas kësaj, Tusk pritet të vizitojë edhe Shkupin.
Tusk pritet të përcjellë një mesazh pozitiv për hapjen e negociatave për të dy vendet.