Video/ Brenda “Arenës Kombëtare”, si do të duket stadiumi më i ri në Shqipëri

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa raportoi sot nga brenda stadiumit “Arena Kombëtare”, punimet për të cilin po shkojnë drejt përfundimit.

Pamjet tregojnë hapësirën nga ku do të vijnë autobusët e skuadrave dhe futbollistët do të japin intervistat e para, më pas arrihet te sektori i dhomave të zhveshjeve, për të kaluar te hyrja qëndrore ku skuadrat do të nisen drejt fushës.

Stadiumi “Arena Kombëtare” pritet të inaugurohet më 17 nëntor në ndeshjen Shqipëri-Francë, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT