Vuçiç: Amerikanët nuk duan ‘konflikt të ngrirë’ me Kosovën, ja interesi i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka rrëfyer se SHBA nuk dëshiron asnjë ‘konflikt të ngrirë’ mes Kosovës dhe Serbisë.

Më tej, ai ka treguar kjo çështje është në interesin e Serbisë.

Gjithashtu, Vuçiç ka folur edhe për takimet që ka pasur me Përfaqësuesin e Lartë të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Çfarë do ta veçoja si pozitive është që amerikanët flasin në mënyrë racionale, pavarësisht faktit që disa prej ideve tona nuk do të pranohen. Por ata dëshirojnë që të na dëgjojnë dhe të përpiqen drejt gjetjes së një zgjidhje. Fakti që amerikanët nuk dëshirojnë një ‘konflikt të ngrirë’, është gjithashtu edhe në interesin e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT