Zbardhen kushtet për Shqipërinë

Pasditen e kësaj të marte në grupi më i madh politik CDU SCU ka fotuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian vetëm pasi të plotësohen 9 kushte, të cilat lidhen me krizën politike, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e lira.
Në një rezolutë të miratur për Shqipërinë, dy grupimet politike gjermane theksojnë se pa zgjidhur krizën politike është e vështirë për Shqipërinë të nisë negociatat me BE. Gjithashtu në rezolutë kërkohet ngritja e shpejtë e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë një vendim mbi ligjshmqërine e 30 qershorit.
CDU-CSU, propon që procesi i hapjes negociatave të shtrihet në dy faza, ndërsa do të verifikohet përmbushja e kushteve në terma aftashkurtër dhe afatgjatë.
“Do të ketë një proces me dy faza ku Shqipëria do të vlerësohet përpara konferencës së parë të zgjerimit e cila parashikohet të mbahet në janar nëqoftëse ka plotësuar kushtet afat-shkurtra. Vetëm nëse Shqipëria i ka plotësuar këto kushte, atëherë do të ketë një diskutim në konferencën e parë të zgjerimit për të vendosur nëqoftëse do të procedohet me hapjen e negociatave”.
Dy grupimet kryesore politike gjermane në rezolutën për Shqipërinë theksojnë se vendi ynë është në një krizë të brendshme politike të rëndë, ndërsa drejton këtë thirrje bashkë me një parlajmërim të fortë.
“Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që menjëherë të bëjnë çdo përpjekje për të kapërcyer sa më shpejt këtë krizë përmes dialogut politik, sepse përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të bëhet në mënyrë.”
Kushtet që u raportuan nga gazetarja e Topchannel kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ato janë”
1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK
2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese
3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.
4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu
5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj
6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave
7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
8.Reforma në administratë
9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale