Zyra për shtyp e Merkel: Gjermania ka interes për qëndrueshmëri kushtetuese në Shqipëri dhe rajon

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, këtë të premte, zyra për mediat pranë kancelares gjermane, Angela Merkel ka zbuluar një sërë detajesh në lidhje me këtë vizitë.

Në njoftim thuhet:

“Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, ka përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin”.

Më tej theksohet se:

“Gjermania ka interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit të saj. Më parë, Rama ishte në prill 2018 mysafir në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera, gjendjen e afrimit të BE në Shqipëri. Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT