Tentuan t’i marrin postin, Rudina Hajdari tregon letrën e senatorit amerikan: Qëndro e fortë

Teksa disa deputetë të grupit demokrat në Kuvend kërkuan që t’i merrnin postin e kryetares Rudina Hajdarit, deputetja ka publikuar sot në rrjet letrën që ka marrë nga senatori amerikan Roger F. Wicker.
“Qëndro e fortë” i shkruan senatori, ndërsa shpreh kënaqësinë për takimin dhe bisedimin me deputeten Hajdari në takimin e OSBE-së.
“Një mesazh i ngrohtë nga Senatori Amerikan Roger F. Wicker. Falenderimet më të sinqerta për mesazhin tuaj kuptimplotë: “Qendro e Fortë”. ”- shkruan Hajdari teksa publikon letrën.
Pak ditë më herët Rudina Hajdari akuzoi Ramën dhe Bashën se kërkojnë ta mënjanojnë atë nga roli i saj si kryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore sepse nuk duan ndryshimin e sistemit zgjedhor. (TemA)