Air Albania pa licencë për fluturimet në BE

Fluturimet e Air Albania në Europë nisën të hënën, pavarësisht faktit që nuk është dhënë ende licenca nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit Europian (EASA).
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e quajti Air Albania një kompani prestigjoze” dhe iu referua avionëve si “zogjtë e shqiponjës” .
Por sipas listës së publikuar nga EASA mëngjesin e sotëm e vetmja kompani ajrore që ka licencë për të operuar në BE është Albawings. Me qëllim që të shmangej një katastrofë Air Albania u detyrua të marrë avionë të Turkish Airlines.