Albin Kurti tregon rrugën e ndaljes së ikjes së të rinjve nga Kosova

Ai ka thënë se drejtësia dhe punësimi janë dy prioritetet kyçe të Vetëvendosjes, pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Paga e sektorit privat duhet ta tejkalojë mesataren e sektorit publik. Nëse e çojmë mesataren e sektorit privat në 600 euro, nga 350 sa është, jo shpejt, por brenda mandatit, atëherë ndalet emigrimi. Emigrimi zero s’bëhet asnjëherë, por ky nga dëshpërimi, ikja nga frustrimi, ku dihet veç nga kush po ikin”, ka thënë ai.

Sipas tij, pa u lidhur tregu i punës me arsimimin cilësor, s’mund të mbahen njerëzit në Kosovë.

Ka thënë se para fundit të mandatit të ri qeverisës tema e emigracionit nuk duhet të ekzistojë në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT