Ambasada Amerikane paralajmëron: Luftë kundër korrupsionit në Shqipëri, çdo javë nga një nismë!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka mbajtur një qëndrim të ashpër mëngjesin e sotëm kundër korrupsionit nga zyrtarët e lartë. Ajo thekson se lufta kundër ‘peshqëve të mëdhenj’ është prioriteti kryesor në Shqipëri.

Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron se i ka ardhur në ndihmë këtë javë studentëve të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. “Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”.

Postimi i plotë:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT