Ambasadori Amerikan, Kosnett: Nesër dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj

Philip Kosnett, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me anë të një videoje ka bërë thirrje që kosovarët të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, transmeton Gazeta Metro.

“Në Kosovë, sikurse në SHBA secila votë vlen. Secili zë ka rëndësi. Çfarëdo pikëpamje që keni, këdo që e mbështesni – më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kosnett në këtë video.

Më 1 tetor Ambasada e SHBA’ve kishte dalë me njoftim se qëndron neutrale gjatë zgjedhjeve dhe respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. 

“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhej në njoftimin e ambasadës së SHBA’së.

Në njoftimin e reagimin e shteteve të QUINT’it kanë deklaruar se ato përkrahin këto zgjedhje dhe kishin shtuar një vërejtje  po ashtu se do të vëzhgojnë me kujdes mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Po ashtu në reagimin e përbashkët thuhet se ata përkrahin një Qeveri që do të angazhohet për fillimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë./gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT