Ambasadori gjerman: Bundestagu pret të shohë reformat, krizën zgjidheni vetë

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf tha se kushtet e vendosura për Shqipërinë duhet të plotësohen, në mënyrë që e ardhmja e vendit të jetë në Bashkimin Europian. Duke komentuar vendimin e Bundestagut për çeljen e negociatave por duke lënë 9 “detyra shtëpie”, Zingraf tha se kushtet janë artikuluar përpara marrjes së këtij vendimi.

“Debati në Bundestag ishte i thellë dhe serioz, kjo ashtu siç është shprehur dhe një gazetar gjerman është një dëshmi që Shqipëria do të pranohet në BE. Në të vërtetë Bundestagu ka formuluar disa kushte që duhet të plotësohen në një hap të parë dhe më pas në një fazë të dytë duhet të plotësohen kushtet e tjera. Është e rëndësishme që të theksojmë tani po pritet se çfarë vendimi do të marrin dhe vendet e tjera të BE. Kushtet që u formuluan ishin artikuluar prej kohesh para këtij vendimi”, u shpreh Zingraf.

Ambasadori gjerman foli edhe për krizën politike që po kalon Shqipëria. Ai tha se Gjermania nuk do bëjë rolin e negociatorit dhe se krizën duhet ta zgjidhin vetë forcat politike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT