“Ambjente në Sheraton dhe dy vila në Long Hill. Pse heshti PD për protestën e kuksianëve dhe Papulin”

Ndaj kreut të Republikës së Re, Lulzim Basha ka pasur shpesh akuza për një pasuri të tij të shpejtë dhe të dyshimtë.
Ka patur akuza të forta për korrupsion gjatë kohës së që drejtonte Ministrinë e Transporteve dhe më pas kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Të shumta kanë qenë ato, jo vetëm nga kundërshtarët poltik por dhe brenda Partisë Demokratike.
Më tej ai është akuzuar si një person që nuk mban fjalën, por që partinë e përdor për interesa të tij krejtësisht klienteliste dhe korruptive.
Të shpeshta kanë qenë akuzat se kur janë formuluar akuza publike nga PD drejt bizneseve është përdorur partia për interesa të tij personale.
Faqja CNA afër PD, por kritike me Bashën shkruan se është faktuar në të paktën dy raste që Basha vendosur “gjoba” ndaj biznesit për interesat e tij korruptive.
Shkruan CNA:
“Janë të paktën dy raste tashmë, të verifikuara sesi Lulzim Basha e ka përdorur PD-në për interesa personale.
Së pari është rasti i Rrugës së Kombit ku disa protestues u arrestuan pas protestave për vendosjen e trarit dhe tarifës në këtë rrugë. Kur u futën në burg, PD doli fillimisht në krah të tyre, por disa ditë më vonë, u hesht. Në po ato ditë firma e cila ka me koncension Rrugën e Kombit, (firma Kastrati) strehoi në ambjentet e hotelit të sapoblerë, biznesin e kunatit të Lulzim Bashës që drejtohet nga gruaja e këtij të fundit.
LandMark Comunications, ndryshoi adresë, shkoi tek Sheratoni. Prej atij momenti askush nuk tha më asnjë fjalë në PD për protestën e Kukësit dhe koncesionin.
Rasti i dytë, Partia Demokratike kishte qenë mjaft e ashpër ndaj Agron Papulit, një biznesmen dhe mik i afërt i kryeministrit Rama, dikur me shtëpi të përbashkëta në Dardhë të Korcës, miq të vjetër me njohje dhe lidhje të forta familjare.
Por nga njeri shumë i akuzuar, biznesmen oligark që kish fituar 20 milion euro nga interesat klienteliste dhe korruptive me Edi Ramën, u harrua dhe nuk u përmend më. I fundit që e ka përmendur është Flamur Noka në një konferencë për shtyp, mbajtur në gusht të vitit të kaluar. Nga ajo ditë nuk u dëgjua më asgjë.
CNA.al, publikoi disa dokumenta dhe fakte duke e pyetur publikusht Lulzim Bashën se çfarë e lidhte atë me Agron Papulin dhe pse ai nuk fliste më për të. Gjithashtu e pyetëm publikisht edhe për dy vilat të ndodhura në Long Hill, rezidencë e ndërtuar nga ky i fundit, një zonë që shpesh frekuenton dhe kryeministri Rama.
Asnjë përgjigje!
Më pas, sot në orët e pasdites, makina e tij, pra e Lulzim Bashës u fotografua duke hyrë në “Long Hill” dhe mediat raportuan se tashmë Lulzim Basha e ka braktisur apartamentin e tij dhe ka shkuar në një zonë rezidenciale, në “Long Hill”. Atje ai ka siguruar vilën e tij. Për më tepër janë dy. Një e tij dhe një e familjarëve të tij pranë.
Pra ashtu si në rastin e mësipërm, Lulzim Basha ka përdoru foltoren e PD-së, Partinë Demokratike dhe logon e saj për ta sulmuar biznesmenin Agron Papuli dhe më pas për të marrë vilën atje”.