Aty ku të gjithë duhet të njohin anglishten, tender 170 milionë që t’u përkthejnë “legjislacionin e BE”

Ministria e Jashtme, është institucioni ku të gjithë punonjësit duhet të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Por që pas ndryshimit të ligjit në vitin 2016, për shërbimin e jashtëm, niveli ka rënë.
Të paktën kështu duket nga ky dokument i botuar prej gazetës Shqip.
Duket se në gjithë Ministrinë e Jashtme nuk gjendet dikush që të jetë i aftë të përkthejnë legjislacionin e Bashkimit Europian.
Ndaj kërkohen përkthyes nga jashtë.
Tenderi ka objektin “përkthim i legjislacionit të Bashkimit Evropian”.
Fondi ka qenë 140 milionë lekë pa TVSH (me TVSH rreth 170 milionë).
Pra, 170 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve për përkthim nga shqip-anglisht apo anasjelltas, në një kohë që kjo Ministri ka të punësuar shumë përkthyes.
Gazeta në fjalë shkruan se në garë ka qenë vetëm një firmë dhe kjo firmë ka fituar me 99 % e vlerës së këtij tenderi.

