Avokati i Izet Haxhisë ngre alarmin: Po e keqtrajtojnë sepse ka nxjerrë emra zyrtarësh, më telefonoi i shqetësuar

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se Izet Haxhia është keqtrajtuar sepse nuk ka pranuar të tërhiqet nga akuzat kundrejt disa zyrtarëve të lartë për vrasjen e Azem Hajdarit.

I ftuar në Fax News, Beqiri foli për vendimin e sotëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe masës “arrest me burg”. Avoktai tha se deri më tani çështja po trajtohet padrejtësisht, pasi deri më tani Haxhia ka qendruar 6 vite në burg.

Sipas tij Haxhia ka deponuar rreth 30% të asaj çfarë ka denoncuar, ndërsa shtoi se ai është keqtrajtuar në burg për shka të vendimit të tij për të mos u tërhequr nga akuzat që ka ngritur ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Ne kemi parashtruar faktin se maksimalja e kohës së paraburgimit, mund të qëndrojë 3 vite dhe nuk mund të zgjasi më shumë ky afat. Ndnërsa Izet Haxhia ka 6 vjet i paraburgosur, dyfishi i assaj që parashikon ligji dhe asnjë person tjetër nuk e ka kalur. Ndaj ju kërkuam që ta dërgojnë në “arrest shtëpie”, tha Beqiri.

Është i qëllimshëm moskompetenca e Krimeve të Rënda?

Beqiri: Derisa e ka gjykuar Gjykata e Shkallës së Parë dhe i ka dënuar këta persona, po kjo gjykatë e kishte për detyrë ligjore për ta shqyrtuar çështjen. Krimet e Rënda është gjykatë Speciale dhe i rëndohet pozita Izet Haxhisë. Paaftësia sundon, politika ka ndikimet e veta, dhe për ta hequr qafe e dërguan tek Krimet e Rënda. Kjo e fundit juridikisht duhej të ndryshonte masën e sigurisë. Se çfarë vendos Gjykata e Lartë kur të krijohet, po se bëri as Gjykata e Apelit.

Gjykatësit e Apelit kanë lindur me kurrizin e përthyer ndaj politikës dhe nuk japin dot vendime në bazë të ligjit. Janë të frikësuar në palcë dhe mendojnë se kështu zbatohet ligji. Sot u krijua një precedent i rrezikshëm. Para se të vija këtu më mori në telefon Izet Haxhia i cili me një shqetësim të madh më tha se deri në momentin që kam mbërritur tek Krimet e Rënda ka ndryshuar komplet trajtimi që më bëhet. Nuk zbatohet asnjë rregull, kam provokime të njëpasnjëshëm, më keqtrajtojnë, ai incidenti i famshëm. Kur ndërpreu deponimet në Prokurori e respektonin shumë mirë, sa filloj sërish, iu sulën. Me të vetmin person që thotë është korrekt është personi që do të jetë pjesë e BKH-së. Ai ka paralajmëruar një grevë urie dhe nuk do ta ndërpresë deri sa të lejohet të jepë të gjitha deponimet e tij.

A mendoni se SPAK do të bëjë një hetim të drejtë me Izet Haxhinë?

Beqiraj: Deri më tani ka dhënë deponime vetëm për 30% të akuzave që ka bërë, dhe ka shumë gjëra që jo vetëm përputhen, por janë edhe në rrugën e duhur. SPAK-u mendoj se do të hedh dritën nëse Haxhia ka lidhje me vrasjen e Hajdarit, apo është një person tjetër, ai person që e ka nxjerr në pritë Azem Hajdarin. Atë do ta gjykojë Gjykata e Lartë.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda “arrest me burg” për Izet Haxhinë.

Çështja do të çohet në Gjykatën e Lartë për konflikt kopetence. Gjykata e Krimeve të Rënda thotë se kjo çështje është në kopetencë të gjykatës së shkallës së parë Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT