Azilantët shqetësojnë Macron, debat parlamentar në Francë për Shqipërinë

Rritja e numrit të emigrantëve që kërkon të përfitojnë statusin e azilantit në Francë është kthyer në një shqetësim serioz për këtë vend.
Me kërkesën e Presidentin Emmanuel Macron, Asambleja Kombëtare franceze diskutoi ditën e djeshme çështjen e azilantëve. Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, autoritetet atje janë të shqetësuara për numrin e lartë të aplikimeve që vijnë nga vendet që konsiderohen “të sigurta”, Shqipëria dhe Gjeorgjia.
Në fjalën e tij, Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, pranoi se tema është shqetësuese për francezët, duke shtuar se lufta kundër emigracionit të paligjshëm po bëhet më e fortë, por duke thënë se Franca do duhet të fillojë që të ketë një qasje më pragmatike në lidhje me emigracionin profesional.
Franca është një nga vendet e pakta europiane, ku është rritur numri i kërkesave për azil, me 123,000 raste në vitin 2018. Autoritetet franceze kanë shprehur shqetësim për kërkesat që vijnë nga vende “të sigurta” si Shqipëria dhe Gjeorgjia, duke shkaktuar debate politike që po ndajnë shoqërinë franceze dhe deputetët në Asamblenë Kombëtare, madje edhe në mesin e shumicës që mbështesin Presidentin Emmanuel Macron.
Dje, gjatë diskutimit në Asamblenë Kombëtare, Kryeministri i Francës prezantoi gjashtë linja pune, duke përfshirë një reflektim mbi përfitimet sociale të përfituara nga azilkërkuesit, për të adresuar boshllëqet që ai vetë e pranoi se ekzistonin në politikën franceze të imigracionit.
“Franca nuk duhet të jetë as më shumë e as më pak tërheqëse se fqinjët e saj për emigrantët”, shpjegoi Edouard Philippe, duke bërë thirrje për debat për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por pa mohuar parimet franceze, veçanërisht në lidhje me kushtet e qasjes në shërbimet sociale të emigrantëve. Asambleja nuk mori asnjë vendim, por ishte në vazhdën e debatit për këtë çështje, që pritet të vazhdojë edhe të mërkurën në Senat.
Presidenti francez Macron, nga ana tjetër ka kërkuar që çështja e emigracionit të vihet në krye të axhendës sociale, duke tentuar të mbushë boshllëqet politike, siç bëri në vitin 2018 kur diskutoi ligjin për Azilin dhe Emigracionin.
Në kërkesën e parashtruar ndaj Asamblesë, Macron ka theksuar se emigracioni dhe raporti me azilantët do të jetë temë kryesore në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës. Një vit më parë, Macron dëshironte të ishte elementi balancues midis pozicioneve të ndryshme, por vetëm arriti të nxjerrë në pah ndarjet midis partive dhe organizatave qytetare.
Ky zhvillim në politikën e brendshme të Francës pritet të ketë një ndikim jo të vogël në vendimin që do të marrë Franca në lidhje me hapjen ose të procesit të negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bashkë me Holandën dhe Danimarkën, Franca shihet si një nga vendet skeptike sa i përket çështjes së zgjerimit të Bashkimit Europian. Ndryshe nga vendet e tjera, Franca si problem madhor në këtë proces shikon çështjen e emigrantëve që kërkojnë azil.
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendi ynë sërish është në disavantazh, pasi në diskutimin e bërë në Asamblenë Kombëtare këtë të hënë, përmendej Shqipëria dhe Gjeorgjia, si dy vende me numër të lartë të aplikantëve për azil. Vendimi final, sa i takon Francës, është në dorën e Presidentit Macron për t’i dhënë ose