Ballist Morina: Mos e përdorni terroristin Kacifas për qëllime armiqësore ndaj nesh

Gjatë ngjarjeve të ditëve të fundit vjen edhe reagimi i Ismail Morines (Ballistit) në lidhje me ngjarjet në Bularat:

“Thirrje shtetit grek me sinqeritetin më të madh:

Mos perdorni terroristin Kacifas për qëllime armiqsore ndaj kombit mik dhe paqedashës shqiptar. Ne po perpiqemi të mos biem viktimë caqeve shoviniste greke, por në momentin që në kto veprimtari armiqsore përfshihet në mënyrë zyrtare edhe shteti grek, përplasja do jetë e pashmangshme dhe me pasoja të rënda për dy palet.

Për Ne miqësia me kombin grek është e njëj rëndësie të veçantë sepse ndajmë një gjë të shejntë, autoktonitetin në kto hapsira, andaj mos vini në pikpyetje një gjë kaq të vlefshme për një terrorist, nuk ju nderon një veprim i tillë!

Nuk duam në asnjë mënyrë të tingllojmë kërcënues ndaj askujt dhe aq më tepër ndaj jush, por kushdo që mendon që varri i një terroristi do të kthehet në vënd pelegrinazhi, gabohet rëndë!

Me respekt për shtetin dhe kombin grek nga 1444!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT