Blendi Fevziu: Ne jemi një vend maskilist, ndaj vajzat e mia do jetojnë jashtë Shqipërisë. Nuk jetohet këtu

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Kush Luan” në Top Channel, që drejtohet nga Luana Vjollca.

Ai tregoi se intervista më e bukur politike në karrierën e tij ka qenë përballja e Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2002.

Fevziu gjatë intervistës tha se “Qeveria duhet të ndërrohet dhe në pushtet duhet të vijnë njerëz që mendojnë për vendin dhe prosperitetin.”

Gjatë pyetjeve të Luanës, Fevziu u shpreh se në shtëpinë e tij gruaja ka gjithmonë të drejtë dhe ai është babi që u thotë vajzave gjithmonë “Po”.

Ndërkohë, të ardhmen e vajzave, Fevziu tha e sheh jashtë Shqipërisë sepse sipas tij ky është një vend shumë maskilist në raport me femrat.(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT