Bllokimi i negociatave, Nikos Kotzias: Macron do jetë përgjegjës për zhvillimet e pakëndshme në rajon, do të sjellë rezultate negative

Ish-ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias ka reaguar për vendimin e Bashkimit Europian duke mos pranuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai shprehet se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të jetë përgjegjësi i vetëm për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon pas refuzimit të çeljes së negociatave.

“Pas vetos së Macron, një është përfundimi i marrëveshjes së qeverisë Prespa: ai e minon atë dhe më pas citon rezultate negative të minimit të vet si justifikim. Prandaj do të jetë përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon”, shkruan Kotzias në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT