Dorëheqja si Zaev? Cakaj: Ne s’kemi premtuar si Maqedonia, ata u zotuan se do hapen negociatat me patjetër

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj komentoi vendimin e Zoran Zaev për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se situatë na Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë e njëjte me atë të Shqipërisë, pasi sipas tij Zaev dhe politanët kanë premtuar hapjen e negociatave në mënyrë të pashmangshme.

Ndërkohë që ai shtoi se as ai dhe as kryeministri Rama nuk janë zotuar që suksesi i negociatave do të ishte i garantuar.

“Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se do hapen negociatat në mënyrë të pashmangshme.

Prandaj përgjegjësia e autoriteteve të elektoratit të tyre është krejt tjetër. Nuk e di që unë dhe Kryeministri të ketë premtuar nga janari që negociatat do të hapen. Ne jemi zotuar që do bëjmë përpjekje për negociatat, por jo që këto negociata do i hapim.

Sfida jonë ka qenë përkthimi i vendimit  të Komisionit në vendim politik, por ne nuk kemi premtuar suksesin”, tha Cakaj.

Cakaj tha se se për shkak të marrëdhënieve të Presidentit të Francës, Emanuel Macron me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria po paguan çmimin me mos hapjen e negociatave.

“Për marrëdhëniet e Emanuel Macron me BE-në, Shqipëria po paguan çmim prej saj. Gama e gjerë e problemeve të Shqipërisë nuk duhet të zgjidhen të gjitha për të çelur negociatat me Shqipërisë. Vetingu, lufta kundër korrupsionit, dhe finalizimi i ngritjes së trupave të reja të gjyqësorit. Shqipëria vlerësohet dhe për zvogëlimin e numrit të azilatënve anë e mbanë botës”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT