“Është shumë e përfshirë me Shqiperinë”, Telefonata me Merkel, Rama: Më mori vetë në telefon

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në bisedë, Rama tha se kanë folur për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Në “Opinion”, shefi i qeverisë tregoi disa detaje.
Edi Rama: Më mori kancelarja sot në telefon, nuk e mora unë. Kam telefonata me të gjithë…
Blendi Fevziu: Nuk kishte punë tjetër ajo sot, të rrijë 45 minuta në telefon?
Edi Rama: Nëse ti do të më fyesh, të thuash që ajo nuk kishte punë tjetër, i bie që unë s’kam punë tjetër e të flas më ty…Dhe për çfarë flet, flet për si ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë duhet të bëjmë bashkërisht që kjo që ndodhi të riparohet duke bërë gjënë e duhur.
Sipas kancelares duhen hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja e Gjermanisë merr ne telefon sepse është një person që është shumë i përfshirë në këtë proces. Si e shpjegon këtë që Gjermania e angazhuar, e rakorduar me ne për të ndërtuar një proces komunikimi me vendet që janë skeptike.