FOTO/ Ngel jashtë Shpresave, Greqia gati të rrëmbejë një tjetër talent shqiptar

Rezart Rama, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare U19, mund të luajë për Greqinë në të ardhmen.

Mbrojtësi i djathtë që luan te Notingem Forest në Championship (Kategoria e Parë) në Angli, por që është në pronësi të Olimpiakosit, duket se është mërzitur që trajneri i Shpresave, Alban Bushi, e ka lënë për herë të dytë jashtë.

Sipas “Sportime.gr”, futbollisti është në negociata me federatën helene dhe mund të ndjekë rrugën e Dyrmishajt dhe Vrushajt, shkruan ‘panorama sport’

Ja çfarë shkruhet në artikullin për talentin shqiptar: “Rezart Rama është një hap më afër bashkimit me shpresat e Greqisë. Trajneri i përfaqësueses të Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi, njoftoi listën zyrtare të U-21, në prag të ndeshjes me Kosovën, por Rezart Rama është për të dytën herë radhazi jashtë. Mbrojtësi i djathtë 18- vjeçar po luan te Notingem Forest U-23 dhe në 7 ndeshjet e para është aktivizuar si titullar në Angli.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT