FOTO: Ruhet fasada historike e “Qemal Stafës”, ja si duket e vendosur tek “Arena Kombëtare”

Stadiumi “Arena Kombëtare” është në fazën e fundit të punimeve dhe do të jetë gati për ndeshjen inaguruese që do të bëhet më datë 17 nëntor kundër Francës.
Punimet po vijojnë me intesitet të lartë për të përmbyllur dhe ato pak punë që kanë mbetur.
Ndërkohë, një foto e fundit tregon se fasada historike që ka qenë tek stadiumi “Qemal Stafa” është ruajtur e gjitha dhe është vendosur në hyrjen e tribunës qëndrore.
Kujtojmë që frika për mos ruajtjen e kësaj fasdë historike, ka qenë nga temat e nxehta të kundërshtimit të nisjes së ndërtimit të “Arenës Kombëtare”. (TemA)
