Fotografi tregon historinë e fotove të rrahjes: Rama më erdhi në mesnatë, donte “të dokumentonte” ngjarjen

Fotografi Petrit Kumi është ndër profesionistët e vjetër në Shqipëri.

Njëra prej punëve të tij ka të bëjë me fotografimin e Kryeministrit Edi Rama, kur e kanë dhunuar në vitin 1997.

Ai tregon në shtypin e sotëm, momentin kur Rama i ka shkuar në shtëpi, pas mesnate.

Kumi thotë se Rama kërkonte me ngulm foto “për ta dokumentuar”.

Ai shton se si kryeministri i sotëm atëherë opinionist në media trokiste me forcë në derë, ndërsa në fytyrë ishte i mbuluar i tëri me gjak.

Kumi bën me dije se Rama i ka shkuar në shtëpi i shoqëruar nga artisti Vldimir Myrtezai, i cili e priste në makinë dhe nuk u ngjit në banesën e tij, ku Rama bëri fotot.

Sipas fotografit, ka qenë vetë ai që i ka kërkuar Ramës që këto foto të mos mbajnë emrin e tij.

“Ai trokiti ashtu gati me forcë. “Ma hap derën”, thërriste si të qe shtëpia e vetë. Kujtoj se kish kaluar mesnata, ishte i gjithi i mbuluar në gjak. “Çfarë të ka ndodhur kështu?”, i thashë. Donte foto-dokument që të mund të thoshte: “Shiko si më kanë bërë” (…) Fotot i realizova, por i kam kërkuar që mos të ma vendoste as mos të ma përmendte emrin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT