Franca: Ka dy pengesa, reforma e procesit dhe reformat në Tiranë

Ministrja franceze Amelie de Montchalin, deklaroi sot para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg qëndrimin e Francës për çeljen e negociatave.

“Nuk jam sot këtu për të vendosur veto, por në një frymë shkëmbimi mendimesh mbi dy parime.

Së pari, ne duhet të rishikojmë në thellësi procesin e negociatave të anëtarësimit. Procesi është zhgënjyes, i gjatë për vendet përkatëse dhe nuk krijon besim te vendet anëtare, sepse tretet në kohë.

Pra, së pari, ne duhet të diskutojmë mbi reformimin e procesit të zgjerimit. Kapitujt që hapen e mbyllen si një telenovelë pa fund nuk u përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve.

Gjithashtu ne kemi parë fluks migracioni nga vendet që kanë përfunduar negociatat dhe janë bërë anëtare, si Rumania, Bullgaria apo Kroacia.

Pra, është një çështje qasje mbi procesin. A është ky proces efikas?

Përgjigjja është jo dhe ne kemi shumë vende që mbështesin tani riorganizimin e negociatave të anëtarësimit.

Së dyti, duhet të sigurohemi se reformat që janë kërkuar për t’u zbatuar si kushte për hapjen e negociatave të jenë reale.

Që të jenë votuar, por edhe të jenë  zbatuar”.

Ministrja e mbylli duke thënë se Franca gjithsesi “nuk i kundërvihet perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT