“Franca po luan një lojë të ndyrë politike”, Tanja Fajon e ashpër me Macron: Kam frikë se të gjithë do ta paguajmë çmimin

Ditën kur sot jepet vendimi përfundimtar nëse Shqipëria, bashkë me Maqedoninë e Veriut do t’i çelen bisedimet për anëtarësim në BE. Holanda dhe Franca ndryshe nga Gjermania që ishte për hapjen e negociatave me kushte, këto dy shtete euriopiane janë kundër dhënies së një PO-je për Shqipërinë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës për të bllokuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Tanja Fajon nëpërmjet një postimi në Twitter ka zbuluar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e morën dritën jeshile për negociatat.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën dritën e tyre të gjelbër për të hapur bisedime me BE dje. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do ta paguajmë çmimin. Kjo është e papranueshme!
North Macedonia
and Albania
did not receive their green light to open talks with #EU yesterday, @Europarl_EN remains strong ally. Union’s credibility has been shattered. #France is playing a dirty political game and I fear we will all pay the price. This is unacceptable! 2/2
