Franca shtyn për në 2020 hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Franca konsideron se para se të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të plotësohen kushtet përkatëse.
Në një lidhje të drejpërdrejtë nga Brukseli gazetarja e ABC News Erisa Zykaj sqaroi se vendimi i Francës për të mos hapur hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbështetet në dy boshte, të cilat janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Shqipëria duhet të zbatojë refomën në drejtësi dhe reformën zgjedhore dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhë çështjen e prokurorisë speciale.
Franca mbêshtet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e avancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe progresin e bërë në reforma.
Për këtë, Franca konsideron se hapja e negociatat e anëtarësimit shtyhet ne 2020 për të dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet.