Franca: S’ka liberalizim të vizave për Kosovën derisa të përmbushen kushtet

Gjasat që liberalizimi i vizave të jetë dhuratë për Kosovën në prag të Krishtlindjeve janë inekzistente.

Përveç Gjermanisë, duket se askush tjetër prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk mendon se kosovarëve duhet t’u hiqet regjimi i vizave brenda një kohe të shkurtër, derisa Republika e Kosovës të përmbushë kushtin për sundimin e ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar burime diplomatike në Francë.

“Për heqjen e regjimit të liberalizimit të vizave kërkohet përmbushja e disa kushteve, përfshirë këtu sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë për Express ky burim diplomatik.

Sipas këtij burimi, përveç Francës, janë edhe disa shtete të tjera anëtare që vlerësojnë se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe se Parisi zyrtar do të vëzhgojë me vëmendje avancimin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Franca beson, së bashku me disa shtete anëtare, se Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe me vëmendje do të ndjekë zhvillimin në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shtuar ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT