Gjyqtarja “ringjall” të vdekurit, për tokën në Surrel të bashkëshortes së kryeministrit

Në media është publikuar një dokument që provon se gjyqtarja Fatmira Hajdari, nëna e deputetes së opozitës parlamentare, ka favorizuar familjen e bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, duke i dhënë një tokë, e cila ishte në pronësi të dy personave që kishin ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për tokën në Surrel të Tiranës, ku është ndërtuar shtëpia ku jeton familja e KM.

Dokumenti është shpërndarë nga gazetari opozitar, B. Çollaku, sipas të cilit kjo sipërfaqe toke është përfituar nga familja e Linda Ramës, pas një vendimi me falsitete të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ky vendim është dhënë në kohën kur Rama ishte futur në muajin e katërt, të mandatit të dytë të pushtetit.

Në seancën gjyqësore fundore, të marrjes së Vendimit nr 2726, datë 28.12.2017; palën kundërshtare, konkretisht Fadil Toptani e Xhemile Toptani; të paditur nga Sulejman Basha, babai i Linda Bashës dhe vjehrri i kryeministrit Edi Rama; trupa gjykuese e Apelit, i ka quajtur “Palë në mungesë, nuk kanë pranuar të paraqiten në seancë”, kur realisht, ata kanë qenë të vdekur 3 e 7 vite, para zhvillimit të kësaj seance.

Në denoncim faktohet, se babai i bashkëshortes së kryeministrit, kishte humbur gjyqin (tokën) në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT