Greqia ndryshon mendim: Jemi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë, mund të sjellë destabilitet

Greqia ka deklaruar se është pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Lajmi është dhënë nga ministri plotësues i Jashtë i Greqisë.
Lajmi është dhënë nga ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, i cili ka deklaruar se vendi i tij gjithmonë e ka mbështetur politikën e zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor.
“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet”, shprehet ministri.
Shefi diplomacisë helene deklartoi se mbështetja e Greqisë për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate.