“Greqia nuk i tha “PO” negociatave për Shqipërinë”, Tsipras nxjerr “bllof” Micotaqis

Hapje e negociatave per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në debat të fortë për klasen politike në Greqi.

Çështja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në një debat të fortë për klasën politike në Greqi. Kreu i opozitës, ish-kryeministri Aleksis Cipras ka akuzuar kreun e qeverisë greke Kiriakos Micotakis se nuk ka votuar pro hapjes së negociatave në Samitin e Brukselit.

Gjithashtu sipas tij edhe eurodeputetët grekë të partisë që ai drejton Demokracia e Re nuk i kanë dhënë dritën jeshile rezolutës së miratuar në Parlamentin Europian të enjten për negociatat.

“Kryeministri grek Kiriakos Micotakis abstenoi në debatin vendimtar në Samitin e Brukselit, ku doli që Danimarka dhe Holanda kishin një rol dhe një fjalim më të rëndësishëm në Ballkan sesa Greqia. Deputetët e rinj të partisë Demokracia e Re abstenuan në votimin në Parlamentin Evropian për rrugën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Qeverisë nuk e mohoi abstenimin në Samititin e liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel. /e.s/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT