Haradinaj për padinë e Ramës: Nuk e dëgjova, unë mbrojta atdheun, shqiptarët të gjithë vëllezër
Kryeministri i Kosovës Haradinaj ka reaguar të premten pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh në TV Klan se “zyra e tij antishpifje” po përgatiste padi kundër Haradinajt.
Haradinaj tha se nuk e kishte ndjekur deklaratën e Ramës. Duke bërë edhe një herë të qartë qëndrimin e vet, Haradinaj shtoi se kushdo ka të drejtën e tij që ai ia respektonte.
“Sot kam parë disa tituj të portaleve në Kosovë. Por se kam përcjell direkt intervistën e tij. E kam shprehur qëndrimin tim në lidhje me refuzimin dhe kundërshtimin e territoreve, që ka qenë një maskim për ndarjen e Kosovës. Ajo do kishte pasoja të mëdha për planin politik të Kosovës dhe humbje të madhe për të. Rezervat më të mëdha në Europë gjendjen në Trepçë. Këto kanë qenë vendim legjitim i imi. S’kam koment për deklarata të tjera. Ai ka të drejtat e veta, ia respektoj. Unë i kam mbajtur ato qëndrime legjitime. Për Atdheun para se gjithash. S’dua të kaloj në qasje të tjera. I kam vëllezër kudo që janë shqiptarët. Kam detyrën time në mbrojtje të Kosovës, kjo është tokë e shqiptarëve, e të gjithë neve. Qëndrimi im kundër ndarjes është legjitim. I respektoj të gjitha të drejtat e kryeministrit, apo dhe të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Haradinaj.