I dyzuar të zgjedhi mes Shqipërisë dhe Greqisë, Reja tenton një talent

Nuk kam vendosur akoma se për cilën kombëtare, Greqinë apo Shqipërinë, do të luaj.

Kjo është diçka për të cilën më duhet të mendohem”, shprehej para disa kohësh Kristo Shehu për NovaSport.gr, ndërkohë që e njëjta media raporton se 19-vjeçari është ftuar nga trajneri Edoardo Reja për sfidat me Francën dhe Andorrën, që janë të programuara të luhen në nëntor.

Duke parë faktin që Shqipëria i ka mbyllur llogaritë me çështjen e kualifikimit, tekniku italian synon të rigjenerojë kuqezinjtë.

Thuhet se Reja vetë e ka ndjekur lojtarin dhe e pëlqen, ndërkohë që së fundmi një person nga FSHF edhe e ka kontaktuar sulmuesin e Panathinaikos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT