Ikën Fleckenstein dhe vjen një portugeze! Kush pritet të raportojë në PE për Shqipërinë

Gjermani Knut Fleckenstein pritet të largohet nga posti i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, për t’i lënë vendin kësaj rradhe një eurodeputeteje me origjinë nga Portugalia.

Fjala është për Isabel Santos, e cila pritet të përzgjidhet si raportuesja për Shqipërinë në PE. ‘European Western Balkans’ raporton se Santos është nominuar për këtë post me propozim të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Zonja Santos ka hyrë këtë vit në Parlamentin Europian, teksa më parë ka qenë deputete në Portugali.

Raportuesit e Parlamentit Evropian përgatisin raportet për Komisionin për Politikën e Jashtme për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe më pas këto raporte diskutohen në seancat plenare./Express

Back to top button
LAJMET E FUNDIT