Ish – ministri i Brendshëm i Berishës: T’i kthehemi respektimit të ligjit e punës, ja pse nuk na pranon BE

Ish-ministri i Brendshëm Bashkim Kopliku, ka komentuar çështjen e negociatave duke vënë theksin te gabimet që janë bërë.

Mes të tjerash Kopliku shkruan:

“Pa populizëm, troç

Faji për mosfillimin sot, 18.10.2019, të fazës përkatëse të pranimit në BE, është i popullit shqiptar!

Brenda popullit, fajin kryesor e ka PD&LSI.

Duhet, si popull, të kuptojmë që duhet t’i lëmë hilet e mashtrimet, e t’i kthehemi respektimit të ligjit e punës, përndryshe nuk do të na pranojnë kurr në BE.

Futja në BE=sigurim i së ardhmes normale të popullit tonë”, nënvizon Kopliku. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT