Kartëmonedhat e reja në xhepat e qytetarëve, çfarë ndodh me të vjetrat?

Prej datës 30 shtator gjenden në qarkullim kartëmonedhat e reja të prerjes 200 dhe 5000 lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë ato do të shpërndahen nga bankat tregtare dhe do të furnizohen në momentin që do të kenë nevojë për prerjet në fjalë.
Ndërkohë, këto kartëmonedha kanë filluar të qarkullojnë në xhepat e qytetarëve, të cilëve do t’u duhet të mësohen me këtë format të tij.
Në kushtet kur në treg qarkullojnë dy lloje kartëmonedhash, pyetja është se çfarë do të ndodhë me të vjetrat?
Sipas Bankës së Shqipërisë, zëvendësimi i kartëmonedhave të vjetra me të rejat do të bëhet gradualisht.
Ndërkohë, të vjetrat do të vijojnë të përdoren normalisht, deri në zëvendësimin e plotë të tyre.
“Kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja.
Ato do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese”, bën me dije Banka e Shqipërisë.