KM i bindur që në 2018: Unë nuk i ndahem Macron, do e bind patjetër

Për 3 vite me radhë, qeveria shqiptare ka dështuar të hapë negociatat me BE-në. Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për finalen e 18 Tetorit.

A do të kemi një PO?

Presidenti Francës Emmanuel Macron u shpreh publikisht kundër, për shkak të numrit të madh të azilantëve shqiptarë që kanë pushtuar Francën.

Por, kryeministri Edi Rama ka qenë i bindur që në Maj 2018 se do ta bindë Emmanuel Macron.

“Unë nuk do ti ndahem derisa ta bind Presidentin e Francës”, pati deklaruar Rama në një intervistë  në TCH, në Maj 2018.

Pjesë nga intervista

Më duket kafshatë e vështirë. Kur do e takoni Presidentin Macron?

Rama: Tani për kafshata të vështira jemi këtu… se për kafshata të vështira kam ardhur unë në pushtet, se ndryshe mbanim Berishën.

Kur do takoni? Dhe a do ta magjepsni sërish?

Rama: Nuk ka një datë, por me siguri do ta takoj patjetër. Unë nuk i ndahem atij. Jo nuk është Parisi për tu magjepsur, është një person që duhet bindur.

Je optimist se një takim me atë do ta ndryshojë situatën për hapjen e negociatave?

Rama: Unë jam i vendosur për gjërat që duhet të arrij. Kjo është një gjë që duhet arritur dhe do bëj maksimumin.

Nëse nuk ndodh në qershor, ka një rast të dytë në dhjetor 2018?

Rama: Ajo që është e rëndësishmë ështe se duhet të ndodhë brenda këtij viti. Kjo është absolute. Sepse vitin tjetër (2019) ka zgjedhje për parlamentin europian dhe s’do merret më vesh ça do bëhet. Brenda këtij viti duhet të marrim atë që na takon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT