“Kosova dhe Shqipëria, të bëhen si dy Gjermanitë”/ Surprizon Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Mbrëmje në ABC” , teksa komentonte zhvillimet e fundit politike dhe nismën për krijimin e “Mini-Shengenit ballkanik” ka deklaruar se qarqet politike serbe janë angazhuar në krijimin e Serbisë së Madhe.
“Duhet të kemi kujdes të krijojmë Republikën e tretë të Kosovës”, ka thënë Kurti teksa i druhej formimit të një Jugosllavie tjetër.
“Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë madhe. Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë.
E kanë kuptuar që në procesin e berlinit nuk e bëjnë dot prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm. Janë gabim krahasimet që janë bërë Franca me Gjermaninë dhe shqiptarët me serbët se ata i kanë rregulluar kufijtë. Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy Gjermanitë”, është shprehur Kurti./ CNA.al